Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet një person në fshatin Mramor të Prishtinës

by engel

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar që po mbahej në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore të kryeqytetit kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur prova të qarta që konfirmojnë përdorimin e armës.

banner

“Hetuesit policorë të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A., 66 vjeç, i cili ka dorëzuar armët që kishte në posedim,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia ka përsëritur thirrjen për qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në tubime familjare apo publike, duke rikujtuar se veprimet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë publike dhe se do të përballen me masa të ashpra ligjore.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy