Temperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët

by Nexhat

Mbi vendin tonë, kjo javë pritet të përshkohet me temperatura shumë të larta.

Gjatë ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, maksimalet e ditës do të mbërrijnë deri në 38°C.

banner

E Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve.

“Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjat disa ditë rresht”.

“Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy