Hoti: Alokimi i përkohshëm i buxhetit është plotësisht i mundshëm, problemi është që VV s’arriti t’i jap zgjidhje financimit RTK’së

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se RTK nuk duhet të mbesë pa buxhet pavarësisht që nuk ka kuvend funksional. Ai ka shtuar se buxheti për RTK është pjesë e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2025 dhe se mjetet ekzistojnë në thesar.

Sipas Hotit “në mungesë të Kuvendit funksional, zgjidhja ligjore për alokimin e përkohshëm të buxhetit mund të bëhet sipas praktikave të mëparshme”.

banner

“Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2021, si Qeveri në detyrë patëm marrë vendim më 27.01.2021 për alokimin e buxhetit për RTK-në, sipas Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2021. Ky vendim është publik në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Në atë vendim janë përfshirë edhe pika 3 dhe pika 4, të cilat e obligojnë Thesarin të bëjë përshtatjet e nevojshme sipas vendimit të Komisionit Parlamentar për Buxhet, që merret pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët ligjorë të Qeverisë së atëhershme dhe këshilltarët ligjorë të Kryeministrit e kishin plotësuar këtë vendim edhe me arsyetimin përkatës, në mënyrë që secili që e lexon këtë vendim të kuptojë rrethanat në të cilat është marrë ai.”

Hoti ka thënë se alokimi i përkohshëm është plotësisht i mundshëm dhe se ky nuk duhet të jetë problemi i RTK-së.

“Problemi është se, megjithëse këta të VV-së kishin bërë zhurmë e kritika me vite të tëra, as pas pesë vitesh në pushtet nuk arritën t’i japin zgjidhje financimit të RTK-së si medium publik dhe i pavarur. Për më tepër, e zvogëluan buxhetin e RTK-së dhe e mbajtën të pandryshueshëm vit pas viti. Në vitin 2021, buxheti i RTK-së ishte 11.2 milionë euro. Nga viti 2022 e tutje, ai u zvogëlua në 8.9 milionë euro dhe mbeti i pandryshuar. Duke pasur parasysh inflacionin gjatë këtyre viteve, ky buxhet ka rënë dukshëm në vlerë reale.”

Ai ka thënë se Kuvendi i ardhshëm duhet të:

• Të gjejë zgjidhje të përhershme për financimin e RTK-së sipas modeleve evropiane.

• Të bëjë ndryshime esenciale ligjor që garantojnë pavarësinë e RTK-së nga politika dhe përcaktojë standarde të larta dhe transparente sa i përket etikës gazetareske në këtë medium publik.

• Të miratojë konceptin e planit strategjik për zhvillim të RTK-së, ku adresohet avancimi i vazhdueshëm profesional dhe teknologjik i këtij mediumi publik të pazëvendësueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy