Iranin e pushton vala e të nxehtit dhe kriza ujore: mbi 50°C në shumë rajone

by informim peje

Një valë e të nxehtit që ka goditur Iranin. Përshkak të temperaturave të larta janë raportuar probleme me ujin dhe energjinë elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Të paktën 18 nga 31 provincat e Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheran janë goditur nga nxehtësia ekstreme që filloi të premten dhe pritet të ulet deri të enjten.

banner

Temperaturat arritën në 40°C në të paktën 10 kryeqytete provinciale të hënën, kryesisht në Teheran.

Vendi po përballet gjithashtu me javën më të nxehtë të vitit me temperatura që tejkalojnë 50°C në nivel lokal.

Në Iranin jugor, qyteti Sambankareh regjistroi një temperaturë prej 53°C të hënën.

Kompania e ujit të kryeqytetit u bëri thirrje banorëve të dielën të ulin konsumin e tyre me të paktën 20% për të lehtësuar krizën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy