Deputeti i PDK-së: Osmani e bëri të qartë se është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve

by informim peje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani e bëri të qartë se “është pjesë e pazareve pëer krijimin e institucioneve” me kërkesën për masë të përkohshme ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presidentes “i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik”.

banner

“Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal.

Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër.

Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre” – ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy