Ambasadori britanik paralajmëron për pasojat e rënda të ngërçit politik në Kosovë

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka paralajmëruar për pasojat serioze që mund të ketë ngërçi politik i zgjatur në vend, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje në përputhje me Kushtetutën dhe interesin shtetëror.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hargreaves bëri të ditur se të martën ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku në fokus ka qenë situata aktuale politike dhe përpjekjet për zhbllokimin institucional.

banner

“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje,” shkroi ambasadori britanik.

Ai theksoi se ngërçi politik i vazhdueshëm do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke nënvizuar nevojën për maturi politike dhe bashkëpunim institucional.

Takimi mes Hargreaves dhe Presidentes Osmani vjen në një periudhë të ndjeshme për vendin, në të cilën kriza politike po ndikon në funksionimin e institucioneve dhe në përgatitjen për zgjedhjet e parakohshme, për të cilat ende nuk ka konsensus të qartë ndërmjet partive kryesore parlamentare.

Ambasadori britanik është shprehur më parë i angazhuar në përkrahjen e demokracisë funksionale dhe sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti politik është themelor për përparimin ekonomik, reformën në drejtësi dhe integrimin euroatlantik të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy