A ka pajtim me Nismën? – Kurti nuk iu përgjigjet mediave 

by informim peje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka arritur pajtim me Nismën e Fatmir Limajt pas negociatave të fundit që këto dy subjekte po i bëjnë.

Siç bën zakonisht, Kurti injoroi pyetjet dhe iu drejtua Kuvendit ku do të mbahet seanca konstituive për të 51-ën herë.

banner

Për këtë marrëveshje të mundshme me Nismën ka folur edhe partneri i koalicionit të Kurtit, Faton Peci, i cili tha se Nismës i kanë ofruar “një marrëveshje të favorshme” me qëllim të përfshirjes së saj në qeverinë e ardhshme.

“Shpresa vdes e fundit. Unë them që shpresa nuk vdes kurrë. Mendoj se, sipas informacionit që kemi, oferta e kryeministrit ndaj Nismës ka qenë mjaft gjeneroze, që ata të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, tha ai.

Ndërkohë, e propozuara e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, tha se janë në pritje të përgjigjes së Nismës meqë “ia kemi dërguar ofertën”.

Fatmir Limaj po e synon pikërisht postin që Vetëvendosje nguli këmbë t’ia japë Haxhiut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy