Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati, për veprime arbitrare që, sipas tij, po cenojnë jo vetëm funksionimin e Radio Televizionit të Kosovës, por edhe të komunave në vend – me theks të veçantë atyre që udhëhiqen nga LDK.
Sipas Abdixhikut, dje, pa asnjë paralajmërim apo arsyetim zyrtar, Ministria e Financave ka bllokuar llogarinë bankare të Komunës së Pejës, duke e pamundësuar kështu kryerjen e pagesave ndaj operatorëve ekonomikë që janë duke zhvilluar projekte në terren.
“Ky është një akt i pashembullt dhe i papranueshëm. Po ndalet qëllimisht puna e komunave të LDK-së, në prag të zgjedhjeve lokale,” deklaroi Abdixhiku para mediave.