Fatmir Limaj e zbulon që Kurti s’i ka 61 votat për Qeveri: S’jemi për zgjidhje gjysmake që shkaktojnë zgjedhje

by Nexhat

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, sot pas ndërprerjes së seancës ka folur për media rreth bisedimeve që po bën me kreun e LVV-së, Albin Kurti, për formimin e institucioneve të reja,

Limaj ka thënë se partia e tij nuk beson në zgjidhje të pjesshme dhe se kërkon një shumicë parlamentare që e konstituon edhe Kuvendin dhe krijon Qeverinë.

banner

“Ajo çka dua të them, qëndrimi i NISMA-s është që s’besojmë në zgjidhje parciale, ne duam një shumicë qeverisëse, që e konstituon edhe Kuvendin dhe e krijon Qeverinë. NISMA nuk është kontribuuese për zgjidhje gjysmake që pastaj të shkaktojnë zgjedhjet.”, ka thënë Limaj, .

Kreu i NISMA-s ka thënë se nëse bëhet zgjidhje vetëm për Kuvendin, pa pasur shumicë për Qeverinë, atëherë mund të shkaktohen zgjedhje te reja.

“Nëse shkohet në zgjidhje vetëm për Kuvendin, pa e pasur një shumicë, mund të shkaktohen zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Limaj.

Kurti vazhdimisht ka deklaruar se i ka votat për Qeveri kur ka kërkuar që partitë ish-opozitare ta testojnë duke ia votuar për kryekuvendare Albulena Haxhiun.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy