Publikohet “Kaje” nga Ylli Limani dhe Dafina Zeqiri

by informim

Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë për një duet të radhës.

Artistët kanë publikuar bashkëpunimin e shumëpritur “Kaje”, të cilin e paralajmëruan prej javësh.

Kënga mban titullin “Kaje” dhe erdhi e shoqëruar edhe me videoklip dhe tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Muzika dhe teksti i këngës janë realizuar nga vetë Ylli, ndëra producent është Fatjon Miftari.

Puna për videoklip iu besua produksionit “Fati/TV”, me regji nga Ari Dalladaku.

Nisur nga pritshmëria e madhe për këtë projekt dhe fansat e shumtë të dyshes padyshim që kënga do të kthehet në hit.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Yllin dhe Dafinën i shohim në një projekt, ata vite më parë lansuan bashkëpunimin “Mos shko”.

https://youtu.be/xogSgAE-6ws

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy