Izmaku: Zgjidhja për ngërçin politik është Limaj kryetar i Kuvendit

by engel

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, në një intervistë për emisionin FRONTAL në televizionin T7, ka folur për negociatat mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke zbuluar disa detaje nga takimet mes liderit të NISMA-s, Fatmir Limaj, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Izmaku ka theksuar se kërkesa kryesore e NISMA-s në këto bisedime është përfaqësimi aktiv në Kuvendin e Kosovës dhe, sipas saj, mënyra më e mirë për të tejkaluar ngërçin politik aktual është që Fatmir Limaj të zgjidhet kryetar i Kuvendit.

banner

“Të largojmë ngërçin politik duke e dhënë kontributin tonë me pjesëmarrje në Kuvend, me z. Limaj kryetar Kuvendi. Kjo është mundësia e daljes nga ngërçi politik. Assesi një element tjetër i përfshirë. Mundësia më e mirë e mundshme”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka shtuar se NISMA është e gatshme të kontribuojë në institucione, por zgjidhja duhet të jetë funksionale dhe gjithëpërfshirëse.

Negociatat ndërmjet NISMA-s dhe LVV-së po zhvillohen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës po përballet me vështirësi për funksionalitet të plotë dhe zgjedhjen e organeve drejtuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy