Protestë në mbështetje të popullit palestinez në Tiranë

by engel

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë për të protestuar në mbështetje të popullit palestinez dhe për të denoncuar përdorimin e urisë si armë lufte në Gaza. Mes pjesëmarrësve është edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila iu bashkua tubimit me një grup aktivistësh të huaj.

Protestuesit shpalosën banderolën “Dërgo ushqim, jo bomba”, në solidaritet me mbi 2 milionë palestinezë që përballen me uri ekstreme. Thunberg, në një video të publikuar më herët, tha se është koha që bota të ngrihet kundër pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit në Gaza.

banner

Kjo është një nga nismat e saj të vazhdueshme për kauzën palestineze. Në qershor, Thunberg u ndalua nga ushtria izraelite në bordin e anijes “Flotilja e Lirisë”, ndërsa përpiqej të dërgonte ndihma në Rripin e Gazës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy