Gjasa minimale për një koalicion VV- Nisma/ Kurti nuk i ka ba asnjë lloj oferte Limajt, është i interesuar për zgjedhje

by Nexhat

Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, ka ndarë me publikun informacione në lidhje me zhvillimet politike.

Ai ka thënë se gjasat janë minimale për një koalicion VV-NISMA.

banner

Sipas Kerqukit, Limaj ka insistuar në postin e kryeparlamentarit, por as Kurti nuk i ka ofruar poste të Qeverisë.

Kerquki ka thënë se Kurti kërkon zgjedhje të përgjithshme para atyre lokale.

“Gjasat për një koalicion VV-NISMA janë minimale, meqenëse VV nuk duket fare e interesuar për një koalicion të tillë, më shumë duket Kurti i interesuar për zgjedhje të përgjithshme para zgjedhjeve lokale. Ai nuk i ka bërë asnjë ofertë NISMA, Fatmir Limaj e ka konfirmu në takimin me Kurtin që e do postin  e kryeparlamentarit, jo poste në Qeveri. Por, nuk është që as Kurti i ka ofruar poste në Qeveri”, ka thënë Kerquki.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy