Rexhaj: Masa e Kushtetueses i ndalon deputetët të thellojnë gabimet ligjore

by informim peje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur lidhur me kërkesën e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së lidhur me votimin e fshehtë, për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas vendimit të Kushtetueses deputetëve u ndalohet çdo veprim pas kalimit të afatit prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, e që është data 26 korrik.

banner

Kjo masë pritet të hyjë në fuqi më 27 korrik dhe ka afat deri më 8 gusht.

Lidhur me këtë, analisti Shkodran Rexhaj tha se ky vendim po kursen deputetët dhe nuk po lejon që të futen më thellë në gabime.

“Realisht nuk e kemi pritur pas kësaj kërkesë, e kemi pritur pas kërkesës së presidentes, fakti që ka qenë njëra prej kërkesave të presidentes që të publikohet masa e përkohshme. Por si po rrjedhin gjërat, besoj se masa e përkohshme së paku nuk do të lejojë deputetët që të futen edhe më thellë në gabimet procedurale, ligjore e kushtetuese. Por në një formë po i largon nga përgjegjësia kushtetuese”, tha Rexhaj.

Derisa politologu Argjend Zejnaj thotë se ngërçi i stërgjatur politik ka shkaktuar pasoja të mëdha për vendin.

Nga ana tjetër, opinionisti Sali Rexhaj thotë se pa u shtjerr të gjitha mundësitë, nuk mund të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme, derisa ishte duke diskutuar rreth vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy