Dështimi i 52-të radhazi: Kuvendi nuk u konstituua, afati përfundimtar skadon më 26 korrik

by engel

Edhe tentativa e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa sukses. Deputetët nuk arritën marrëveshje për të votuar formimin e komisionit që do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit – një prej pikave më të kontestuara në proces.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdoi me propozimin e saj zyrtar, Albulena Haxhiun, për postin e kryetares së Kuvendit, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e partive opozitare, të cilat vazhdojnë të refuzojnë emrin e saj dhe ndryshimin e procedurës së votimit.

banner

Në përpjekje për të shmangur një krizë të thellë institucionale, Gjykata Kushtetuese doli të enjten me një aktgjykim të ri, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Me këtë vendim, Gjykata caktoi masë të përkohshme ex officio, e cila ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve lidhur me seancën konstituive pas skadimit të afatit kushtetues 30-ditor, që përfundon më 26 korrik.

“TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor,” thuhet në aktgjykim.

Vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025 dhe do të zgjasë deri më 8 gusht 2025, periudhë gjatë së cilës deputetët nuk mund të ndërmarrin asnjë hap lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në mungesë të një zgjidhjeje deri të premten në mesnatë, Kosova përballet me një bllokadë institucionale të paprecedentë. Gjykata Kushtetuese tashmë ka paralajmëruar se çdo veprim pas këtij afati mund të konsiderohet jokushtetues dhe me pasoja të rënda për funksionimin demokratik të shtetit.

Tensionet mes partive politike mbeten të larta, ndërsa qytetarët presin me ankth se çfarë do të ndodhë në ditën e fundit të afatit. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik, rruga drejt zgjedhjeve të reja mbetet një nga opsionet më të mundshme në horizontin politik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy