PRISHTINË/ Arrestohet një 23-vjeçar, dyshohet për tentim-vrasje

by Nexhat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në mbrëmje është arrestuar i dyshuari i kërkuar për rastin “Vrasja në Tentativë”, të ndodhur më datë 12.05.2025, rreth orës 23:45, në rrugën “Bardhyl Qaushi “ në Prishtinë.

Policia njofton se i arrestuar është V.K, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

banner

”Përderisa ndaj të  dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’ me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy