Pas dështimit të seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, zhvilloi një takim në Qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për çështje të aktualitetit.
“Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, Kurti dhe Orav biseduan edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të integrimit evropian.
“Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë që i është kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve, pa përjashtim”, thuhet më tej në komunikatën zyrtare.