Limaj pesimist për zhvillimet sot në Kuvend: Nuk pres ndonjë ndryshim, do të pritet vendimi i Gjykatës

by engel

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë e ndonjë përparimi në seancën e sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Duke folur para gazetarëve në hollin e Kuvendit, Limaj tha se nuk sheh asnjë sinjal që do të kishte ndryshim në qasjen institucionale, ndërsa theksoi se gjithçka varet nga vendimi i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese.

banner

“Jo, nuk besoj që ka ndonjë ndryshim. Besoj se do të presim vendimin e Gjykatës. Nuk po shoh ndonjë mundësi të ndonjë ndryshimi sot,” u shpreh Limaj.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur vendi ndodhet në bllokadë institucionale dhe konstituimi i Kuvendit po zvarritet për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe ndalesës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi përfundimtar i kësaj të fundit pritet të qartësojë hapat e mëtejmë të procesit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy