Orban kërcënon BE-në: Nuk miratohet buxheti 7-vjeçar pa zhbllokuar fondet e ngrira

by engel

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se Hungaria nuk do të japë mbështetje për buxhetin e ri shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian nëse Brukseli nuk zhbllokon fondet e ngrira që i takojnë vendit të tij.

“Miratimi i buxhetit kërkon unanimitet. Derisa të marrim fondet tona, nuk do të ketë asnjë buxhet të ri të BE-së. Nuk do të bëjmë kompromis me sovranitetin,” deklaroi Orban.

banner

Fondet e BE-së për Hungarinë janë pezulluar për shkak të shqetësimeve të Brukselit mbi sundimin e ligjit, kufizimet ndaj të drejtave të komunitetit LGBT+ dhe politikat mbi emigracionin. Kritika të shumta janë drejtuar ndaj Orban për prirjet autoritare dhe dobësimin e institucioneve demokratike.

Kreu nacionalist ka shtuar se udhëheqja aktuale e BE-së ka hyrë në një “luftë tregtare që Evropa nuk mund ta fitojë”, duke akuzuar Brukselin për paaftësi në negociatat ndërkombëtare. Sipas tij, “BE-ja do të jetë gjithmonë e fundit që nënshkruan marrëveshje me SHBA-në – dhe ato gjithmonë do të jenë marrëveshjet më të këqija.”

Në këtë kohë, janë rritur pritshmëritë për një marrëveshje tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të takohet me Presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci për të diskutuar çështjet e pazgjidhura.

Presidenti Trump ka vlerësuar se shanset për një marrëveshje janë “50 me 50”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy