Osmani në Ditën e Policëve të Rënë: Kosova nuk përkulet përballë askujt

by engel

Në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar me respekt të thellë 24 pjesëtarët e Policisë që humbën jetën gjatë shërbimit.

“Përkulemi me respektin më të madh para 24 policëve që ranë në krye të detyrës në mbrojtje të jetës, lirisë dhe sovranitetit të shtetit tonë,” deklaroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

banner

Ajo veçoi dy nga të rënët, Enver Zymerin dhe Afrim Bunjakun, duke i cilësuar si “heronj të ditëve të sotme” që me guximin e tyre treguan se “Kosova nuk përkulet përballë askujt”.

Presidentja theksoi se sakrifica e këtyre pjesëtarëve të Policisë është e gjallë në çdo uniformë që vishet sot me krenari. “Ata nuk zgjodhën rrugën më të lehtë, por rrugën e nderit, betimit dhe zotimit për atdhe,” u shpreh ajo.

Osmani vlerësoi edhe përkushtimin e mijëra efektivëve të tjerë që çdo ditë i dalin zot vendit, në veri apo jug, në kohë paqeje apo tensioni. “Policia jonë është fortifikata e sigurisë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Lavdi përjetë të rënëve! Faleminderit Policisë sonë për mbrojtjen me besnikëri të atdheut,” përfundoi Presidentja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy