Shoqata e Kërkim-Shpëtimit shpreson në ndihmën e FSK-së: Vazhdojnë kërkimet në Ujman për 33-vjeçarin e zhdukur

by engel

Kanë kaluar mbi 40 orë që nga nisja e operacionit të kërkim-shpëtimit për 33-vjeçarin që dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit, por ende nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, e cila është aktive në këtë operacion, ka dhënë detaje rreth zhvillimeve të fundit dhe vështirësive me të cilat janë përballur.

banner

“Në këtë moment jemi duke u nisur sërish për në Ujman, ku do të vazhdojmë kërkimet. Pritet që t’i bashkohet operacionit edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Deri tani nuk kemi asnjë gjurmë. Ditën e djeshme kemi pasur ndërprerje të shkurtër për shkak të mungesës së bocave të mbushura me oksigjen – kemi arritur të mbushim vetëm dy gjatë pasdites,” thanë për media përfaqësues të shoqatës.

Ata theksojnë se shpresat mbeten të gjalla dhe se përfshirja e FSK-së pritet të ndihmojë në intensifikimin e kërkimeve në këtë zonë të vështirë për operacione nënujorë.

Operacioni i kërkimit po vazhdon me përkushtim nga ekipet në terren, në përpjekje për të gjetur trupin e të riut të zhdukur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy