Lladrovci: Qytetarët e Drenasit e kanë fjalën e fundit. Bashkë, vazhdojmë, +4!

by engel

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i Drenasit, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontakt me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës që nga dita e diel, kur Kryesia e PDK-së vendosi të mos e mbështesë rikandidimin e tij për zgjedhjet lokale.

Në një deklaratë për Tëvë1 të hënën, Lladrovci ka thënë qartë se nuk ndjen nevojë të komunikojë me drejtuesit e partisë pas vendimit për të emëruar Petrit Hajdarin si kandidat zyrtar të PDK-së për komunën e Drenasit.

banner

“Unë nuk kam folur me kërkënd dhe s’kam asnjë nevojë me fol me askënd”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të kandidojë sërish për kryetar të komunës, Lladrovci tha se këtë e ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale.

“Besoj që janë të mjaftueshme ato që i keni parë në rrjetet sociale dhe e kuptoni vetë [nëse do të rikandidojë]”, shtoi ai.

Pas vendimit të PDK-së për të mos e përfshirë në garën e ardhshme, Lladrovci ka paralajmëruar kandidimin si i pavarur. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi:

“Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit. Bashkë, vazhdojmë, +4!” – duke lënë të kuptohet qartë synimin për një mandat të katërt si kryetar komune.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy