“Si 19-vjeçare isha në luftë, u dhunuam bashkë me një të afërme”, rrëfimi tronditës në “Debat Plus”

by Nexhat

Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale, po rrëfen sonte në emisionin Debat Plus, në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, për atë që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.

Teksa rrëfen për atë që përjetoi, ajo thotë se kur filluan bombardimet në fshatin e saj u larguan nga shtëpitë dhe bashkë me një të afërme të saj, u ndanë nga familjet, për ta kërkuar burrin e saj, i cili ishte vrarë nga forcat serbe, pasi ishte ushtar i UÇK-së.

banner

“Panduri: Pra, ti pranove të ndaheshe nga familja që të shkosh ta ndihmosh atë të afërme tuajen ta gjente burrin, për çka kishte dëgjuar se ia kanë vrarë?

E mbijetuara: Po, po a është e vërtetë se ja kanë mbytur apo është gjallë, por fatkeqësisht…

Panduri: A ishte ushtar i UÇK-së?

E mbijetuara: Po, ushtar i UÇK-së, u vra në front ai, ishte në moshë shumë të re, ishte nusja e shtatë viteve, i la shumë fëmijë të vegjël dhe me dhimbsej shumë ajo i kishte fëmijët shumë të vegjël. Kur shkuam në shtëpi e kuptoi që ja kanë vrarë burrin.”

Ajo thotë se nuk e kurseu as vetën vetëm që t’i ndihmoi familjares së saj që ta gjente burrin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy