“U dhunova në xhami”- e mbijetuara e dhunës seksuale tregon tmerrin që përjetoi

by Nexhat

E mbijetuara e dhunës seksuale, ka rrëfyer nën emocione momentin e dhunimit nga forcat serbe, duke thënë se atë e përjetoi në një xhami të fshatit ku ishin, pasi ishin zënë nga forcat serbe bashkë me të afërmen e saj.

“Kemi qenë me një grumbull njerëzish, na grumbulluan me një xhami, ka pasur popullatë shumë, ne nuk e kemi parë njëri-tjetrin, qanin burra, gra, fëmijë, ua merrnin burrat përpara, i ndanin gratë, fëmijët bërtisnin, të rraskapitur, pa hangër, pa pi, duke i depërtuar nga një vend në vendin tjetër, nga një fshat në fshatin tjetër, ishin të lodhur, s’mund ta përshkruash me fjalë vuajtjen e dhimbjet që i kemi përjetuar. Në Xhami aty ndodhi më e keqja, ndodhi, aty e kam përjetuar dhunimin. Në mënyrë çnjerëzore, vetëm një njeri që s’ka ndjenja njerëzore e bënë atë”, rrëfen e tronditur e mbijetuara e dhunës seksuale në ciklin e emisioneve në Debat Plus, “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”.

banner

Ajo thotë se si 19-vjeçare ishte vetëm një paramilitar që e mori dhe e dhunoi, teksa një tjetër ruante te dera.

“Ai është përjetim që s’mund ta përshkruaj me fjalë, çdo herë njeriu që i ndodhë një fatkeqësi, çdo herë e gjykon vetën, pse më ndodhi, si më ndodhi, mos të kisha shkuar ndoshta s’do të më ndodhte. Por kur të ndodhë, duhet të pajtohemi sepse jeta e njeriut është e vlefshme, por nuk mund ta përshkruash me fjalë dhembshmërinë, tmerrin. Aty filluan m’i zhveshën rrobat me thikë. S’ke pasur fuqi të rezistosh, të mbrohesh, ishe e pambrojtur. Po të isha e veshur ushtare ndoshta edhe kisha vdekur, kisha thënë se familja ime më shohin si dëshmore e jo sikur një femër, të duket vetja më…”, shton ajo gjatë rrëfimit të saj.

E mbijetuara e dhunës seksuale thotë se paramilitarët kanë qenë të ngjyrosur në fytyrë, çka e ka bërë të pamundur identifikimin apo mbajtjen mend te fytyrave të tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy