Policia zbarkon sërish në kampin e muxhahedinëve në Durrës

by informim

Mëngjesin e kësaj të enjteje policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Sipas burimeve, forca të policisë janë vendosur në hyrje të kampit “Ashraf 3” dhe kontrollojnë të gjitha mjetet që dalin nga kampi.

banner

Ndërkohë, kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK-ut pati tensione, ku përfaqësues të MEK-ut akuzonin efektivët e policisë për dhunë.

Pjesëtarët e opozitës iraniane akuzuan policinë se i mori jetën një anëtari të tyre përmes gazit lotsjellës, ndërkohë që shkaqet e vdekjes së personit në fjalë ende nuk janë përcaktuar nga ekspertiza.

Sipas SPAK-ut, dyshohet se organizata MEK, e vendosur në Manzë, ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.https://zeri.info/inarticle.html

Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.

Duke qenë se statusi i organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime, si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy