Pamjet e vitit 2015 rrëzojnë propagandën e VV-së – FSK-ja kishte vepruar më parë në veri me uniforma dhe pajisje zyrtare

by engel

Deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes se Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë ka shkuar në veri të vendit me uniforma e pajisje zyrtare janë hedhur poshtë nga faktet dhe dokumentimet e viteve të kaluara. Pamjet dhe deklaratat e zyrtarëve të asaj kohe dëshmojnë qartë se FSK-ja ka qenë e angazhuar në operacione humanitare në veri të Kosovës edhe më parë – me uniforma, automjete zyrtare dhe në bashkëpunim me KFOR-in.

Një rast i tillë është ai i prillit 2015, kur i riu Sead Alushi ishte raportuar i zhdukur në lumin Ibër. Në kërkim të trupit të tij ishin angazhuar njësitë e FSK-së, të pajisura plotësisht me uniforma dhe emblema zyrtare. Në fotografitë dhe incizimet e kohës shihet qartë prania e tyre në terren, bashkë me kryetarin e atëhershëm të Mitrovicës, Agim Bahtiri – tani deputet i Vetëvendosjes.

banner

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë operacion ishte konfirmuar edhe nga Policia. “Mbështetje e parezervë e forcave të KFOR-it dhe zhytësve të FSK-së”, kishte deklaruar Besim Hoti, zëdhënës për veriun në atë kohë. Pas 19 ditësh kërkimesh, trupi i pajetë i Sead Alushit u gjet nga njësitet e FSK-së.

Përkundër kësaj, ditë më parë zyrtari i VV-së, Enver Dugolli, tha se FSK-ja në të kaluarën ka vepruar në veri pa uniformë, pa pajisje dhe pa automjete zyrtare. Ai e cilësoi si “herë të parë” rastin e fundit në Ujman ku FSK-ja u angazhua në një mision shpëtimi.

Këto pretendime u mohuan edhe nga dy ish-komandantët e FSK-së, Rrahman Rama dhe Kadri Kastrati, të cilët listuan disa raste ku Forca kishte operuar në veri në koordinim të plotë me KFOR-in.

Rrahman Rama kujtoi misione në vitin 2016 dhe 2019, përfshirë një rast deminimi pas transformimit të FSK-së në ushtri. Ai përmendi edhe një rast të fundit më 15 korrik 2024, kur FSK u angazhua në Ujman për kërkimin e katër të rinjve serbë pas një aksidenti mes barkave motorike.

Ndërkohë, Kadri Kastrati pohoi se gjatë kohës sa ishte komandant, FSK kishte ndërhyrë dy herë në veri për misione humanitare, përfshirë një rast ku u gjetën dy qytetarë serbë që kishin rënë në Ujman me veturë.

“Të gjitha këto operacione janë bërë në koordinim me KFOR-in dhe nuk ka pasur asnjë ndalesë për prezencën e FSK-së në veri në raste humanitare. Kjo që po ndodh tani është vetëm për përfitime politike, sepse jemi në prag të zgjedhjeve”, tha Kastrati për Gazetën Nacionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy