Arbër Ismajli: Mbrëmja e djeshme ishte shpërthim i vullnetit qytetar – bashkë drejt fitores më 12 tetor

by engel

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka vlerësuar si historik tubimin e mbrëmshëm zgjedhor, duke e cilësuar si dëshmi të entuziazmit dhe besimit të qytetarëve për ndryshim.

Përmes një postimi publik të titulluar “Mirëmëngjesi!”, Ismajli ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive, duke theksuar se kjo energji është një sinjal i qartë se fryma e re politike po merr hov në Gjilan.

banner

“Çfarë mbrëmje madhështore me përplot entuziazëm, shpresë e besim për të ardhmen e Gjilanit. Pjesëmarrja juaj madhështore – burra e gra, rinia me zjarr, intelektualë, profesionistë e të moshuar – e ktheu këtë tubim në një moment historik,” shkruan ai.

Sipas Ismajlit, përkrahja e dhënë mbrëmë është më shumë sesa një mesazh politik – është një shpërthim i vullnetit qytetar që e forcon bindjen për fitoren më 12 tetor.

“Ju e ndezët pishtarin qysh mbrëmë! Nga tani e tutje, jemi bashkëudhëtarë në një marshim historik që s’do të ndalet deri në fitore,” përfundon ai.

Arbër Ismajli është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, dhe me këtë tubim ai duket se ka dhënë sinjalin e fuqishëm të nisjes së fushatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy