Ministrja Rozeta Hajdari sërish në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

by engel

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sot për një tjetër intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në lidhje me hetimet që po zhvillohen rreth keqpërdorimeve të dyshuara me rezervat shtetërore.

Pamjet e siguruara nga media tregojnë Hajdarin duke hyrë në ambientet e Prokurorisë Speciale. Hetimet për këtë rast kishin nisur që më herët, ndërsa Hajdari ishte intervistuar edhe rreth një vit më parë. Megjithatë, ajo më parë kishte mohuar të ishte intervistuar, duke deklaruar se “bëhet fjalë për rezervat shtetërore” dhe se duhen qartësi ligjore për të dhënë përgjigje konkrete.

banner

Ajo kishte thënë:

“Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin për Rezervën Shtetërore dhe Ligjin për Informacionin e Klasifikuar. Pasi të kemi qartësitë e nevojshme, do të japim përgjigjet përkatëse.”

Në kuadër të të njëjtit rast, pritet të intervistohet sot edhe ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica.

Hetimet nisën pas publikimeve nga media Nacionale, e cila solli në dritë audio-incizime që tregonin për një skandal të madh gjatë kohës së pandemisë. Sipas raportimeve, sasi të konsiderueshme të vajit, miellit dhe sheqerit, të porositura për rezervën shtetërore përmes kontratave njëburimore, nuk kishin arritur fare në Kosovë.

Në incizime dëgjoheshin zyrtarë të MINT-it duke pranuar se mallrat nuk kishin ardhur, ndonëse pagesat ishin bërë dhe dëmi llogaritej në mijëra euro. Në këtë aferë përmendej edhe Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër” dhe person i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Në vazhdën e hetimeve, Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë një aksion, duke bastisur disa lokacione në Prishtinë dhe arrestuar tre persona me inicialet R.M., H.G. dhe I.L., të cilët dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie ndihme në kryerjen e kësaj vepre penale.

Megjithatë, vendimi për paraburgim ndaj tyre u anulua nga Gjykata e Apelit, e cila i la në liri të pandehurit. Hetimet mbesin ende të hapura.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy