“Po i çojnë bizneset në falimentim” – Haki Shatri shpërthen ndaj ZRrE: Tentativë për kthim në komunizëm

by informim peje

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka kritikuar ashpër vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për kalimin e detyrueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai tha se kjo qasje e ZRrE-së nuk i merr parasysh realitetet ekonomike në Kosovë dhe po e shtyn sektorin privat drejt kolapsit financiar.

banner

“Në zhvillim ekonomik kjo është e dëmshme por ZRRe ka ngulë këmbë për me kaluar në tregun e lirë. Bizneset po ankohen që mund të falimentojnë por në vesh të shurdhër, këto tendenca sikur po duan ti shkatërrojnë bizneset e mu kthyer në komunizëm. S’ka logjikë kjo çështje. Duan ta shkatërrojnë sistemin ekonomik me metoda të kamufluara”, u shpreh Shatri për “Front Online”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy