Disa javë pas aksionit të IMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga lëndina para kullës së Ngujimit, ku dhe ishin ngritur më herët disa shtëpiza.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video teksa aty zhvillohet një ceremoni martesore, ndërsa krahas shkruan: “Ja dhe Thethi, kurora e artë e Shqipërisë”.
Kujtojmë se banorët dhe pronarët e shtëpizave në zonë, u ngritën në protestë për disa ditë me radhë për të kundërshtuar prishjen e pronave të tyre.
Ata kanë argumentuar se po humbnin mijëra euro investim, por reagimi i tyre nuk u mor parasysh, duke qenë se ndërtimet ishin pa leje edhe pse disa prej tyre nuk ishin me beton, por me dru.