Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, deri në 2 orë pritje për të hyrë në Kosovë

by informim peje

Deri në dy orë pritje për të hyrë në Kosovë është regjistruar mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.

banner

Aktualisht nuk ka shumë kolona nëpër pikat kufitare tjera të Kosovës dhe më e ngarkuara, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është ajo te Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10-15 minuta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy