Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi do të mbahet në ora 15:00 në ambientet e Kabinetit të Presidencës. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.