Qarkullimi i bizneseve arrin rekord prej 10.7 miliardë euro – Murati: Kjo është dëshmi e suksesit të politikave të Qeverisë

by engel

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se qarkullimi i bizneseve në Kosovë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 ka arritur një rekord prej 10.7 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 10.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Përmes një postimi publik, Murati tha se ky rezultat është dëshmi e qartë e efektit pozitiv të politikave qeveritare në mbështetje të sektorit privat.

banner

“Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset,” shkroi ai, duke renditur disa nga masat e ndërmarra:
Rritje të kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, për të lehtësuar qasjen në financa;

Subvencione për punësimin e të rinjve përmes programit Superpuna;
Subvencionim të kredive investive për ndërmarrjet;
Mbështetje të shtuar për sektorin e bujqësisë;
Rritje të pagave, pensioneve dhe shtesave për fëmijë, që kanë ndikuar në fuqizimin e konsumit të brendshëm;

Pagesë me kohë dhe pa vonesa e detyrimeve shtetërore ndaj bizneseve.

Murati theksoi se këto shifra zyrtare përgënjeshtrojnë pretendimet që, sipas tij, shpesh promovohen në disa portale dhe emisione televizive.

“Këto të dhëna janë përgjigja më e mirë ndaj zërave që përhapin pasaktësi për situatën ekonomike në vend,” shtoi ai.

Ministri në detyrë ka qenë shpesh në qendër të debatit për politikat fiskale dhe ekonomike të qeverisë, ndërsa këtë herë ka përdorur statistikat zyrtare si mjet për të mbrojtur performancën e ekzekutivit në mandatin e kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy