Armando Broja transferohet te Burnley – Sulmuesi kuqezi mbetet në Premier League

by engel

Armando Broja nis një kapitull të ri në karrierën e tij, por pa u larguar nga futbolli anglez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka finalizuar kalimin te Burnley, duke qëndruar kështu në Premier League, pavarësisht spekulimeve për një transferim të mundshëm në Bundesliga apo Serie A.

Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin e Burnley-t për shitjen e kartonit të Brojës, në një lëvizje që pritet të sjellë përfitime të shumta për të gjitha palët e përfshira – vetë lojtarin, klubin londinez dhe tifozët shqiptarë.

banner

Sipas burimeve britanike, vlera e transferimit mund të arrijë deri në 20 milionë paundë, megjithëse detajet e klauzolave kontraktuale mbeten ende të paqarta.

Broja ka kaluar fazën e parë të vizitave mjekësore dhe pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri. Ende nuk është bërë publike paga e tij te Burnley, por në Stamford Bridge ai përfitonte rreth 2.5 milionë euro në sezon.

I rritur në Akademinë e Chelseat që nga mosha 9-vjeçare, Broja ka kaluar nëpër disa huazime të rëndësishme: fillimisht te Vitesse në Holandë, më pas te Southampton në Premier League, dhe së fundmi te Fulham dhe Everton.

Pas një dëmtimi serioz në dhjetor 2022 dhe një sezoni të vështirë me Evertonin, ai duket se ka rikuperuar formën fizike dhe është gati për një rikthim të fortë në elitën e futbollit anglez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy