Presidentja Vjosa Osmani pret Zv. Ndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes: Me SHBA-të përkrah, Kosova është më e fortë

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker. Takimi u zhvillua në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shprehu kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar rëndësinë jetike që ka partneriteti me SHBA-të për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

banner

“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar,” u shpreh Osmani.

Presidentja theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë edhe industrinë e mbrojtjes si një mundësi për përfitime të ndërsjella.

Ajo rikujtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një objektiv strategjik i vendit, ndërsa mbështetja e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim vlerësohet si thelbësore.

Takimi me zyrtarin e lartë amerikan vjen në një moment kur Kosova po rrit angazhimin e saj në fushën e sigurisë dhe po forcon marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, me fokus të veçantë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy