“JU DUA me krejt zemrën” – Dua Lipa emocionon publikun pas natës së parë të Sunny Hill në Prishtinë

by engel

Dua Lipa ndezi skenën e Festivalit Sunny Hill në Prishtinë mbrëmjen e djeshme, duke performuar disa nga hitet e saj më të mëdha dhe duke dhuruar emocione të veçanta për publikun vendas.

Një nga momentet më të veçanta të natës ishte kur ajo, së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, sollën në skenë këngën legjendare të grupit Gjurmët, “Era”, duke ngjallur ovacione nga publiku.

banner

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua Lipa reagoi pas natës së parë të festivalit, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen e saj:
“Ky festival është diçka që unë dhe familja ime e krijuam me shumë dashuri për qytetin tonë, PRISHTINËN, dhe ta shohësh të realizohet kështu është përtej çdo gjëje që mund të kisha ëndërruar. Të performoj për ju dhe të ndaj skenën me babanë tim Dukagjin Lipa, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ndihem kaq jashtëzakonisht me fat dhe mirënjohëse,” ka shkruar ajo.

Artistja me famë botërore u shpreh e emocionuar për mënyrën se si është pritur në vendlindje dhe për energjinë që e ka përjetuar nga publiku:
“Të ndaj këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë.”

Dua përmbylli reagimin e saj me një mesazh të ngrohtë për publikun:
“JU DUA me krejt zemrën. Dhe kemi ende dy net të tjera për të festuar së bashku!”

Gjatë performancës, ajo ka falënderuar publikun edhe në gjuhën shqipe, duke i emocionuar të gjithë të pranishmit në parkun e Gërmisë. Festivali “Sunny Hill” do të vazhdojë edhe për dy net të tjera, duke premtuar më shumë muzikë dhe momente të paharrueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy