Ambasadori britanik Hargreaves feston në Sunny Hill: Një natë magjike britaniko-kosovare

by engel

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ishte mbrëmë pjesë e atmosferës së zjarrtë të Sunny Hill Festival 2025, ku mori pjesë së bashku me bashkëshorten, fëmijët dhe miq të tij për të shijuar performancat e artistëve, përfshirë edhe yllin kosovaro-britanik, Dua Lipa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori britanik ndau përshtypjet e tij për natën e parë të festivalit, duke e përshkruar si një përvojë të jashtëzakonshme:
“Nata e parë fantastike në Sunny Hill Festival 2025! Ishte e mrekullueshme ta ndaja këtë festë britaniko-kosovare me familjen dhe miqtë. Mezi po e pres ditën e dytë,” shkroi ai.

banner

Hargreaves, i cili ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i skenës kulturore në Kosovë, ka qenë i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare të dhënies së shtetësisë kosovare për Dua Lipën në Presidencën e Kosovës. Në atë rast, ai e quajti Duan “krenari të përbashkët” të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Sunny Hill Festival, i njohur për bashkimin e kulturave dhe muzikës nga mbarë bota, këtë vit ka vazhduar të tërheqë vëmendje ndërkombëtare, me emra të mëdhenj në skenë dhe me një publik të larmishëm që reflekton lidhjet gjithnjë e më të forta mes Kosovës dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy