Një zjarr ka rënë gjatë natës në përroin e lagjes Dunavat në Gjirokastër, duke përfshirë barishte të thata dhe mbeturina, dhe duke rrezikuar përhapjen drejt banesave përreth.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërriti një automjet zjarrfikës me efektivë të shërbimit. Për shkak të përmasave që po merrte zjarri dhe afërsisë me zonën e banuar, u kërkua mbështetje shtesë për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Reagimi i shpejtë dhe ndërhyrja e koordinuar e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur çdo dëmtim të banesave apo të pasurisë materiale në zonë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.