Në festivalin madhështor të organizuar nga Dua Lipa, Ledri Vula nuk ishte vetëm një nga yjet që ndezi skenën me performancën e tij energjike – ai mori gjithë vëmendjen me dy momente që po bëjnë xhiron e rrjeteve.
Fillimisht, një foto intime me vetë organizatoren, Dua Lipën, e shoqëruar me fjalët “Faleminderit që je shqiptare”, emocionoi fansat. Por nuk ishte kjo pika më e nxehtë e mbrëmjes.
Para ngjitjes në skenë, Ledri u kap nga kamerat duke i dhuruar një puthje në dorë Xhensila Myrtezajt, gjest që ndezi spekulime dhe trazoi rrjetin. Fansat menjëherë filluan të aludojnë për një afrim më shumë se miqësor mes tyre.
Edhe pse asnjëri nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar, një gjë është e qartë: Ledri nuk performoi vetëm në skenë, por edhe në zemrat e publikut me këto lëvizje të papritura.
