Sekreti i letrës së Princit Charles për Dianën që nuk u dëgjua kurrë

by informim peje

Marrëdhënia e dështuar e princ Charles, sot mbreti i Anglisë dhe e të ndjerës princeshë Dianës vazhdon të ngjall kuriozitet edhe sot.

Ata patën vërtetë një marrëdhënie të komplikuar, por rrallëherë kishin edhe ditë që princeshën e ndjerë e bënin të mendonte se babai i fëmijëve të saj e donte vërtetë.

banner

Siç edhe ka zbuluar Diana në librin e Andrew Morton “Diana: Her true story in her own words” princi i atëhershëm i Uellsit Charles i dërgoi një letër speciale në prag të dasmës së tyre që u zhvillua më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit.

“Ai më dërgoi një unazë shumë të bukur një natë para dasme në Clarence House dhe një letër shumë të bukur që thoshte: “Jam shumë krenar për ty dhe kur të vish në pallat do të jem atje në altar për ty nesër”- u shpreh asokohe princesh Diana.

Ish-shërbyesi i saj Paul Burrell tha për Marie Claire se kjo duhet të ketë qenë vërtetë e papritur për princesh Dianën, pasi Charles nuk ishte aspak romantik, të paktën me Dianën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy