Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dy lokale në pronësi të një banori kosovar në fshatin Rakaj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50 dhe shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.
Policia ka konfirmuar rastin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Për momentin, nuk raportohet për persona të lënduar.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe informacione nga qytetarët që mund të ndihmojnë në hetim.