Thirrjet raciste në Kumanovë, Kica-Xhelili kritikon ashpër heshtjen e politikanëve shqiptarë në RMV

by engel

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste të bëra nga tifozë maqedonas në një sallë sportive në Kumanovë, ku në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, u bë thirrje për vrasje dhe asgjësim të shqiptarëve “në dhoma të gazit”.

Ngjarjen ajo e ka cilësuar si një manifestim të “mendësisë së kalbur dhe zhurmës primitive”, duke shtuar se më shqetësuese se vetë thirrjet është heshtja që i shoqëroi ato.

banner

Kica-Xhelili ka dënuar sidomos mungesën e reagimit nga liderët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, si dhe nga politikanët shqiptarë në pushtet, të cilët i ka akuzuar për dorëzim përballë fyerjeve ndaj identitetit kombëtar.

“Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, veçanërisht nga ata që përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi,” ka shkruar ajo në një postim, duke shtuar se të mos reagosh nga pozita qeveritare është shenjë e dorëzimit, jo e pragmatizmit.

“Kur nuk jemi për veten, kush mund të jetë për ne?”, përfundon reagimi i saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy