Dy emra, një skenë: Kush do të prezantojë Fest ’64?

by informim peje

Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë.

Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes. Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

banner

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Në pritje të një vendimi zyrtar, mbetet për t’u parë se cila nga moderatoret do të fitojë besimin e RTSH për të drejtuar festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy