Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Klinë, pasi gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sot (05.08.2025), rreth orës 02:15 të mëngjesit, në sheshin “Ndue Përlleshi”, ku patrulla policore kishte ndaluar veturën për kundërvajtje. Gjatë verifikimeve, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe sekuestruar një pistoletë të llojit Zoraki 917-T, një karikator të saj si dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit në stacion policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të Prokurorit të Shtetit.