Kryetari Muhaxheri pret komandantin e ri të KFOR-it RC-West, Kolonel Lorenzo Mangia

by engel

Komandanti i ri i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-West), Kolonel Lorenzo Mangia, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

Kjo vizitë shënon nisjen e mandatit gjashtëmujor të Kolonel Mangias në krye të RC-West, me bazë në Pejë. Kryetari Muhaxheri i uroi mirëseardhje komandantit të ri, duke e falënderuar për vizitën dhe duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës së Pejës dhe KFOR-it italian.

banner

“Qytetarët tanë janë të familjarizuar me praninë tuaj dhe bashkëpunimi ndër vite me KFOR-in ka qenë shumë i mirë, për çështje me interes të përbashkët për qytetin dhe të gjitha komunitetet,” tha Muhaxheri, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të këtij partneriteti.

Nga ana e tij, Kolonel Lorenzo Mangia u shpreh i nderuar me pritjen, duke rikujtuar vizitat e mëparshme në Pejë dhe ndryshimet pozitive që qyteti ka pësuar ndër vite.

“Është kënaqësi të rikthehem në Pejë pas shumë vitesh. Fshati italian mbetet shtëpia juaj dhe jeni gjithmonë të mirëseardhur. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë me sukses,” theksoi Mangia, duke përgëzuar kryetarin Muhaxheri për zhvillimin e qytetit.

Ai bëri të ditur se në Pejë tanimë është vendosur “Regjimenti i Kalorësve”, i cili për herë të parë do të shërbejë në këtë zonë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Vizita vë në pah përkushtimin e ndërsjellë për ruajtjen e sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Komunën e Pejës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy