Deklaratat e Osmanit për Llabanin, Haxhiu i përdor për ta goditur Hashim Thaçin

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas alarmit që ngriti dje presidentja Osmani për gjyqtarin e Kushtetueses, Radomir Llaban.

Haxhiu ka thënë se në vitin 2018, presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, kishte injoruar thirrjet për mosdekretim të Llabanit.

banner

Ajo ka thënë se kishin dërguar kërkesë zyrtare ndaj ish kryetares së Kushtetueses, Arta Rama- Hajrizi, për fillimin e procedurave për shkarkimin e tij.

“Ndërhyrje në pavarësinë e tyre”, Haxhiu thotë se thuhej në përgjigjen  që e kanë pranuar.

“Kur në vitin 2018,  ish-Presidenti Thaçi kishte injoruar thirrjet tona për të mos e dekretuar Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale dhe duke pasur parasysh që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese shkarkohen nga Presidenti por paraprakisht me propozimin e 2/3 të gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe jo nga ndonjë organ tjetër, ne i kishim drejtuar një kërkesë zyrtare ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, duke kërkuar fillimin e procedurave për shkarkimin e tij. Megjithatë, në vend që të merrej parasysh kjo kërkesë, ne kishim pranuar një përgjigje zyrtare në të cilën thuhej se kërkesa jonë përbënte “ndërhyrje në pavarësinë e tyre”.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy