Alarm në Gjermani: Bomba e Luftës detyron evakuimin e një prej qyteteve më historike

by informim peje

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore ka shkaktuar panik në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 17 mijë banorë nga qendra historike.

Mjeti shpërthyes, një bombë britanike me peshë 250 kilogramë, u zbulua gjatë punimeve në zonën pranë Urës Carola, e cila ishte shembur në shtatorin e vitit të kaluar. Zona është një nga arteriet kryesore të qytetit dhe pjesë e trashëgimisë historike së Dresdenit, dikur seli e mbretërve të Saksonisë.

banner

Evakuimi nisi në orët e para të mëngjesit të së martës dhe përfshiu pjesën më të madhe të qendrës historike, përfshirë edhe lagjen turistike ku ndodhet Frauenkirche, kisha ikonike protestante e ndërtuar në shekullin e 18-të. Kjo kishë ishte shkatërruar nga bombardimet e Aleatëve në vitin 1945 dhe u rindërtua gur pas guri pas ribashkimit të Gjermanisë.

Autoritetet njoftuan se operacioni për çaktivizimin e bombës u ndërmor për të garantuar sigurinë publike, ndërsa banorët u udhëzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të shmangnin zonën deri në përfundimin e ndërhyrjes nga ekspertët e xhenios.

Gjermania vazhdon të përballet herë pas here me zbulimin e bombave të pashpërthyera që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore, veçanërisht në qytete të mëdha që u goditën rëndë nga bombardimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy