Alternativa zyrtarizon Merkur Beqirin kandidat për kryetar të Prishtinës

by engel

Partia Alternativa ka zyrtarizuar Merkur Beqirin si kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njoftoi se Beqiri është kandidati i dytë i partisë për zgjedhjet lokale dhe e cilësoi atë si një profesionist me përvojë të thellë në fusha kyçe si digjitalizimi, inteligjenca artificiale dhe arsimi.

banner

“Merkur Beqiri është inxhinier me një karrierë të gjatë, që përfshin digjitalizimin, inteligjencën artificiale dhe arsimin. Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë punën e tij në arsim në vitet ’90, si dhe nisma pioniere për digjitalizimin e gjuhës shqipe dhe edukimin teknologjik,” shkroi Kusari-Lila.

Ajo vlerësoi gjithashtu angazhimin e tij gjatë pandemisë COVID-19, ku kontributi i Beqirit është çmuar nga komuniteti ndërkombëtar për menaxhimin efektiv të resurseve dhe mbrojtjen e jetëve.

Beqiri vjen me mbi 30 vite përvojë profesionale në më shumë se 15 shtete, ku ka bashkëpunuar me agjenci të njohura ndërkombëtare si UNHCR, WHO, FAO dhe Banka Botërore.

“Përvoja e tij në menaxhimin e emergjencave, hartimin e politikave zhvillimore dhe udhëheqjen e operacioneve të ndërlikuara është një vlerë e veçantë për platformën tonë politike, për Kosovën si shtet dhe për Prishtinën si kryeqytet”, shtoi Kusari-Lila.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij u bë më 6 gusht, datë simbolike sipas Kusari-Lilës:

“Prezantojmë Merkurin të mërkurën, më 6 gusht, sepse 6 plus 6 bëjnë 12 – dhe më 12 tetor votojmë për Merkur Beqirin për kryetar të Kryeqytetit.”

Zgjedhjet komunale pritet të zhvillohen më 12 tetor 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy