Ballkani kërkon vetëm fitore ndaj Shamrock Rovers në Ligën e Konferencës

by engel

Ballkani do të zbresë në fushë sonte (7 gusht) për ta zhvilluar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, ku përballë do të ketë ekipin irlandez Shamrock Rovers.

Takimi do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30, dhe për kampionin e trefishtë të Kosovës, nuk ka alternativë tjetër përveç fitores, shkruan Gazeta Express.

banner

Në konferencën për media të mbajtur dje, trajneri Orges Shehi dhe mbrojtësi Arbër Potoku u shprehën optimistë dhe të përqendruar në marrjen e një rezultati pozitiv para tifozëve vendas.

“Është një ndeshje me karakter eliminues që ka edhe takim kthimi. Duhet të shfaqim egërsinë e vendasit dhe përqendrimin maksimal. Asgjë nuk mbyllet nesër, prandaj kujdesi në çdo moment të lojës mund të na sjellë rezultatin që kërkojmë”, u shpreh Shehi.

Ndërkohë, Potoku shtoi se përvoja e klubit në garat evropiane është një përparësi, por theksoi se edhe Shamrock është një kundërshtar serioz.

“Ata janë në ritëm të kampionatit, ndërsa ne kemi zhvilluar vetëm dy ndeshje. Megjithatë, duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e fushës. Qëllimi ynë është i qartë – të kualifikohemi më tej”, tha mbrojtësi.

Ballkani po synon ta përsërisë suksesin historik të disa viteve më parë, kur u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Vitin e kaluar, skuadra u eliminua në këtë fazë të garave.

Nëse Ballkani arrin ta eliminojë Shamrock Rovers, në fazën “play-off” do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne (Irlandë e Veriut) dhe Santa Clara (Portugali).

Skuadra irlandeze ka ardhur në Prishtinë me ambicie të qarta dhe synon ta sfidojë kampionin kosovar në një përballje që pritet të jetë e fortë dhe vendimtare për ëndrrën evropiane të të dyja klubeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy