Aventurat e Ramadanit te Lecce pranë fundit, klubi i cakton çmimin

by jonzefaj

E ardhmja e Ylber Ramadanit gjithnjë e më shumë po duket larg skuadrës së Lecces, kanë njoftuar mediumet italiane.

Edhe pse mesfushori i Shqipërisë ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2026, ai pritet të largohet gjatë këtij muaji nga Lecce.

banner

Raportohet se ka “ftohje” të raporteve mes klubit e Ramadanit, i cili tashmë ka filluar të shqyrtojë ofertat që nuk i mungojnë.

Mbi të gjitha, Ramadani ka kërkuar të ndryshojë ambient kurse është në kontakt me disa klube nga Arabia Saudite, emrat e të cilave nuk janë bërë të ditura.

Lecce është gati ta lë të lirë Ramadanin, pasi tashmë ka caktuar çmimin për mesfushorin 29-vjeçar, i cili iu bashkua në vitin 2023.

Për kartonin e tij, Lecce po kërkon 10 milionë euro duke pasur parasysh se Ramadani në kontratën që i skadon vitin tjetër, ka opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy